FOKUS – Irani lëshon raketa balistike kundër Izraelit

JERUSALEM, 1 tetor /ATSH/- Irani hodhi sot një raketë balistike kundër Izraelit në shenjë hakmarrjeje për fushatën e Izraelit kundër aleatëve të Hezbollahut të Teheranit në Liban, sipas Reuters.
Alarmet u dëgjuan në të gjithë Izraelin dhe shpërthimet mund të dëgjoheshin në Jerusalem dhe në luginën e lumit Jordan – pasi izraelitët u grumbulluan në strehimoret e bombave.
Raportet e medieve izraelite thanë se ishin lëshuar rreth 100 raketa.
Më herët, ushtria njoftoi se priteshin sulme me raketa balistike nga Irani.
Irani është zotuar të hakmerret pas sulmeve që vranë liderin e lartë të aleatëve të tij të Hezbollahut në Liban.
Gjuajtja e raketave erdhi pasi Izraeli tha se trupat e tij kishin nisur sulme tokësore në Liban, megjithëse i përshkroi ato si të kufizuara.
Fushata izraelite në Liban është përshkallëzimi më i madh i luftës rajonale që nga shpërthimi i luftimeve në Gazë një vit më parë.
Në Uashington, presidenti i SHBA-se Joe Biden tha se SHBA-ja ishte e përgatitur për të ndihmuar Izraelin të mbrohej nga sulmet raketore iraniane.
“Ne diskutuam se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përgatitura për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër këtyre sulmeve dhe të mbrojë personelin amerikan në rajon”, tha Biden në X në lidhje me një takim të mbajtur me zëvendëspresidentena Kamala Harris dhe ekipin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë më herët gjatë ditës. //a.i/