E Enjte, 5 Nëntor 2026

NJU JORK – OKB paralajmëron për pasojat e ofensivës tokësore të Izraelit në Liban

BEJRUT, 1 tetor /ATSH-DPA/- Kombet e Bashkuara thanë se ofensiva tokësore e Izraelit në Liban mund të ketë pasoja katastrofike për një brez të tërë njerëzish në Lindjen e Mesme.

“Rreziku i dënimit të një brezi tjetër me të njëjtin fat të luftës është shumë real, përsëri”, shkroi sot koordinatorja speciale e OKB-së për Libanin, Jeanine Hennis në X.

“Mes gjuajtjes së raketave dhe hedhjes së bombave dhe kryerjes së bastisjeve, makineria e luftës nuk arrin të adresojë çështjet themelore”, shkroi ajo. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›