E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Irani njofton hapjen e Ngushticës së Hormuzit

TEHERAN, 17 prill /ATSH-AFP/ – Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur gjatë armëpushimit, sipas një ministri iranian.

Ministri i Jashtëm i Iranit shpalli sot Ngushticën shumë strategjike të Hormuzit, thelbësore për tregtinë globale të hidrokarbureve, plotësisht të hapur për kohëzgjatjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme.

“Kalimi i të gjitha anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit”, shkroi Abbas Araghchi në X.

Ai nuk specifikoi nëse po i referohej armëpushimit midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, i cili hyri në fuqi të enjten në mbrëmje në Liban për një periudhë prej 10 ditësh apo armëpushimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i cili teorikisht do të përfundojë më 22 prill./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›