E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Izraeli godet objektiva në Iran dhe Liban, zmbraps sulmet ajrore

TEL AVIV, 21 mars /ATSH-DPA/ – Izraeli ka goditur objektiva të reja në Iran dhe Liban, ndërsa ka interceptuar edhe sulme hyrëse nga territori iranian, njoftoi sot ushtria izraelite.

Sipas forcave izraelite gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit janë lëshuar raketa nga Irani drejt Izraelit.

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në disa zona të goditura në Tel Aviv, ku janë raportuar dëme materiale, por deri tani nuk ka njoftime për të plagosur.

Sulmet erdhën pasi ushtria izraelite vazhdoi operacionet ajrore dhe tokësore gjatë natës kundër objektivave në Iran dhe Liban.

Në jug të Libanit, forcat tokësore izraelite u përballën me anëtarë të armatosur të Hezbollah.

Sipas ushtrisë, një person i armatosur u vra gjatë përplasjes në terren, ndërsa sulme ajrore dhe zjarr tankesh goditën disa objektiva të tjerë, duke vrarë edhe disa luftëtarë të tjerë që kishin qëlluar ndaj trupave izraelite.

Ngjarjet pasojnë një incident të një dite më parë, kur fragmente nga një raketë iraniane ranë në lagjen hebraike të qytetit të vjetër të Jerusalem.

Situata në rajon mbetet shumë e tensionuar, ndërsa përplasjet midis Izraelit dhe forcave të mbështetura nga Irani rrezikojnë përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›