E Diel, 1 Nëntor 2026

MOSKË – Ukraina lëshon afro 300 dronë ndaj Rusisë gjatë natës

MOSKË, 21 mars /ATSH-AFP/ – Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Ukraina ka lëshuar 283 dronë drejt Rusisë gjatë natës, një nga shifrat më të larta që nga fillimi i konfliktit.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti, dronët janë interceptuar dhe nuk janë raportuar dëme apo të lënduar.

”Rreth 90 prej tyre kishin në shënjestër rajonin kufitar të Rostovit”, sipas guvernatorit rajonal, Yuri Slyusar.

Ndërkohë, në rajonin e Saratovit në jugperëndim të Rusisë, autoritetet raportuan dy persona të plagosur pas një sulmi me dronë që dëmtoi disa shtëpi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se negociatorët ukrainas dhe amerikanë priten të takohen sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për raunde të reja bisedimesh, ndërsa përpjekjet për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdojnë të hasin vështirësi.

Bisedimet mes dy vendeve, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, janë ndërprerë për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, pas shpërthimit të konfliktit më 28 shkurt me sulme amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse që nga viti 2022, Kievi godet rregullisht objektiva në territorin rus, duke theksuar se synon kryesisht infrastrukturë ushtarake dhe energjetike./   /Ad.Ab./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›