E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Izraeli kritikon ashpër Australinë pas sulmit vdekjeprurës në Sidnej

TEL AVIV, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar kritikoi ashpër qeverinë australiane pas të shtënave në një aktivitet të festës së Hanukkah, në Sidnej.

“Jam i tmerruar nga sulmi me armë zjarri në një aktivitet të Hanukkah në Sidnej, Australi”, shkroi Saar në një postim në platformën e mediave sociale X.

Ai tha se komuniteti hebre ishte shënjestruar dhe se të shtënat e së dielës ishin rezultat i “tërbimit antisemitik në rrugët e Australisë gjatë dy viteve të fundit”.

“Qeveria australiane, e cila mori paralajmërime të panumërta, duhet të vijë në vete!”, shkroi ai.

Autoritetet australiane ende nuk kanë komentuar mbi motivet e mundshme, duke thënë vetëm se dy persona ishin në paraburgim, pas të shtënave në plazhin Bondi.

Media australiane raportoi se u qëlluan dhjetëra të shtëna dhe se pati viktima të shumta.

Shoqata Hebraike Australiane tha se të shtënat ndodhën në një aktivitet publik të Hanukkah./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›