GAZA – Hamasi konfirmon vrasjen e një zyrtari të lartë ushtarak

GAZA, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kreu i i Hamasit në Rripin e Gazës, Khalil al-Hayya, konfirmoi sot se shefi i prodhimit të armëve të grupit ishte vrarë një ditë më parë në një sulm ajror izraelit në territorin palestinez, siç kishte njoftuar Izraeli.
“Populli palestinez aktualisht po kalon një periudhë të vështirë dhe po vuan jashtëzakonisht (…) me martirizimin e më shumë se 70 000 personave, ku i fundit është komandanti Raed Saad dhe shoqëruesit e tij”, deklaroi Hayya në televizionin ”Al-Aqsa”, kanal i lëvizjes islamikte palestineze.
Izraeli njoftoi dje se kishte vrarë Raed Saad, duke e përshkruar atë si “një nga arkitektët” e sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael që shkaktoi luftën në Gaza, dhe duke specifikuar se ai drejtonte selinë e prodhimit të armëve të krahut ushtarak të Hamasit. /Ad.Ab./