FOKUS – Kubilius: Ukraina t’i bashkohet menjëherë tregut të vetëm, e më pas zgjerimit

BRUKSEL, 27 prill /ATSH-ANSA/ – Komisioneri Evropian i Mbrojtjes, Andrius Kubilius, ka sugjeruar hyrjen e menjëhershme të Ukrainës në “tregun e vetëm” ende kryesisht të pazhvilluar dhe në Bashkimin Evropian të Mbrojtjes (EDU) si një “hap të parë në procesin e zgjerimit”.
“Kjo do të ishte rruga e përshkruar nga formula e famshme e Romano Prodit për integrimin e vendeve fqinje: së pari, ‘gjithçka përveç institucioneve’, dhe pastaj kalimi drejt integrimit të plotë në një fazë të mëvonshme”, tha ai.
“Ne shpesh e shohim integrimin e Ukrainës si një lloj ndihme humanitare që ne evropianët mund ta ofrojmë me kusht që Ukraina të mësojë rregullat e sjelljes së mirë”, përfundoi Komisioneri. /os/