E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – La vajzën e vogël dy ditë në shtëpi për të parë në stadium ”Dinamo”-”Pafos”

NIKOZIA, 21 gusht /ATSH-DPA/ – Një burrë dyshohet se ka udhëtuar nga Qiproja në Shqipëri për një ndeshje futbolli duke e lënë vajzën e tij 11-vjeçare vetëm në shtëpi për dy ditë.

”Autoritetet po hetojnë mbi dyshimet për neglizhencë ndaj fëmijës”, raportoi sot gazeta më e madhe e Qipros ”Fileleftheros”.

Policia u njoftua nga fqinjët të enjten në mbrëmje.

Vajza me sa duket kishte qenë vetëm në apartament që nga mëngjesi.

Oficerët e policisë e gjetën 11-vjeçaren në shtëpi.

Ajo konfirmoi se babai i saj ishte nisur për një udhëtim ditën e mëparshme.

Babai beqar udhëtoi për të parë ndeshjen e futbollit midis ”Dinamo”-s dhe ”Pafos FC”, në Shqipëri, të enjten, e cila përfundoi në barazim 1-1.

”Policia thirri shërbimet sociale, të cilat morën përsipër kujdesin dhe mbrojtjen e vajzës”, sipas raportimeve në median qipriote.

Babai u arrestua pas kthimit të tij.

Ai është nën hetim me dyshimin se ka braktisur vajzën e tij të mitur dhe kështu e ka ekspozuar atë në rrezik./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›