Riparohet aksi Bajram Curri-Valbonë, kushte më të sigurta për turistët

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përfunduar punimet për përmirësimin e aksit rrugor Bajram Curri-Valbonë, një nga rrugët me rëndësi për turizmin në veri të vendit.
Sipas ARRSH-së, në një gjatësi prej 26,5 kilometrash janë riparuar shtresat asfaltike dhe është rifreskuar sinjalistika horizontale dhe vertikale.
Ndërhyrja synoi përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore për banorët dhe vizitorët vendas e të huaj që udhëtojnë drejt Valbonës.
Aksi lidh qytetin e Bajram Currit me një prej destinacioneve turistike më të vizituara të veriut dhe përdoret gjatë gjithë vitit nga turistë dhe udhëtarë që vizitojnë zonën.
/e.xh/j.p/r.e/