E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Manovra ushtarake amerikano-saudite në shkretëtirën e Kalifornisë

KALIFORNI, 6 nëntor /ATSH-AA/ – SHBA-ja dhe Arabia Saudite filluan sot manovrat e përbashkëta ushtarake në bazën ushtarake “Fort Irwin” në Kaliforni, njoftoi Ministria e Jashtme saudite.

Ministria saudite, në një deklaratë tha se stërvitjet e përbashkëta “Quincy-1″ synojnë të rrisin gatishmërinë operacionale, të shkëmbejnë ekspertizë dhe të forcojnë integrimin në kryerjen e operacioneve të përbashkëta në mjedise të ndryshme luftarake”.

Ministria nuk specifikoi kohëzgjatjen e stërvitjes apo numrin e personelit pjesëmarrës.

Qendra kombëtare e trajnimit “Fort Irwin” është zonë e madhe trajnimi për ushtrinë amerikane, që shtrihet në rreth 3 108 kilometra katrorë në shkretëtirën Mojave të Kalifornisë./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›