E Hënë, 2 Nëntor 2026

SUEDI – Pezullohen fluturimet në aeroportin e Goteborgut për shkak të pranisë së një droni

GOTEBORG, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Fluturimet u pezulluan sonte në aeroportin e Goteborgut në Suedi, për shkak të pranisë së një droni.

Autoriteti suedez i aviacionit i tha gazetës ”Aftonbladet” se trafiku ajror në aeroportin e Goteborg-Landvetterit është pezulluar.

Operatori i aeroportit ”Swedavia” informoi disa media suedeze se hapësira ajrore mbi aeroport është e mbyllur.

”Dy fluturime nga Mynihu dhe Frankfurti u devijuan për në Kopenhagë”, raportoi ”Aftonbladet”.

Fluturime të tjera u anuluan.

Incidenti është i fundit në një seri pamjesh dronësh mbi aeroportet evropiane në javët e fundit, shumë prej të cilave i janë atribuar Rusisë.

Pamjet e disa dronëve të mëdhenj në Kopenhagë shkaktuan kaos në shtator, ndërsa aeroporti i Brukselit u prek të martën, me dhjetëra fluturime të anuluara./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›