E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – “Meta” synon të mbledhë deri në 95 miliardë dollarë për investimet në IA

SAN HOZE, 26 tetor /ATSH-DPA/- Kompania “Meta” planifikon të sigurojë deri në 95 miliardë dollarë përmes shitjes së aksioneve, me qëllim financimin e investimeve të saj në inteligjencën artificiale (IA), njoftoi sot kompania.

Kompania, e cila zotëron “Facebook”, “WhatsApp” dhe “Instagram”, ka siguruar tashmë interesin e mundshëm të kompanive “Nvidia”, “Advanced Micro Devices” (AMD) dhe “Broadcom”, si investitorë kryesorë potencialë.

Sipas “Metës”, këto tri kompani kanë shprehur interes për të blerë aksione me vlerë deri në 5 miliardë dollarë gjithsej.

Megjithatë, “Meta” sqaroi se këto shprehje interesi nuk përbënin marrëveshje detyruese dhe as angazhime përfundimtare për blerjen e aksioneve. /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›