Lirohet Olsi Shahini, emërohet Glindxhet Madhi në krye të Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Bashkia e Tiranës informon se Olsi Shahini është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1.
Në vend të tij është emëruar Glindxhet Madhi, i cili merr drejtimin e institucionit.
Bashkia e Tiranës i ka kushtuar edhe këtë vit një vëmendje të veçantë përmirësimit të kushteve të akomodimit dhe shërbimeve të studentëve.
/e.i/j.p/r.e/