E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Moldavia mbyll Institutin rus të Kulturës

KISHINEV, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Qeveria pro evropiane e Moldavisë miratoi sot një projektligj për të mbyllur Institutin rus të Kulturës duke nxitur reagim nga diplomatët rusë dhe opozita, e cila kërkon të mbajë lidhje të ngushta me Kremlinin.

“Kjo ishte një qendër nën maskën e së cilës u kryen aktivitete për të minuar sovranitetin e Republikës së Moldavisë”, deklaroi ministri i Kulturës, Cristian Jardan.

“Është për të ardhur keq që udhëheqësit e Moldavisë vazhdojnë të ndjekin një politikë antagonizmi ndaj vendit tonë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Presidentja moldave Maia Sandu, e cila përshpejtoi lidhjet me Bashkimin Evropian pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, akuzon rregullisht Moskën për ndërhyrje.

Partia e saj fitoi zgjedhjet parlamentare në shtator, duke ruajtur orientimin perëndimor të këtij vendi me 2,4 milionë banorë.

Vendimi për të mbyllur këtë institut u mor në mbledhjen e parë të qeverisë së sapozgjedhur.

Moldavia e kishte njoftuar këtë që në shkurt./  /f.k/ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›