E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha: Progresraporti i KE, aktakuzë ndaj qeverisjes

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dekalroi sot se  progresraporti i Komisionit Europian është një aktakuzë ndaj qeverisjes aktuale, ku theksohet se zgjedhjet janë të deformuara.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha tha se “ndonëse KE nuk është një komision i specializuar për zgjedhjet, por ai merr të mirëfilltë ato që institucionet e besimit të mirë shkruajnë, dhe thotë se zgjedhjet ishin të deformuara”.

Berisha u shpreh se në raport theksohet se “korrupsioni lulëzon, kontrolli parlamentar mbi qeverisjen ka degraduar, sistemi gjyqësor është në kolaps, krimi i organizuar është tejet i fuqishëm, media është tërësisht e kontrolluar dhe e sulmuar dhe se administrata është e politizuar dhe fondet publike keqmenaxhohen”.

Kreu i PD-së tha se “i kanë bërë një radiografi të pamëshirë narkoregjimit të Edi Ramës”.

“Ndonjëri mund të thotë: ‘Ja, ambasadori foli për shkëlqim’; të tjerë në komision thanë të njëjtën gjë. Unë garantoj se në asnjë rresht, në asnjë fjalë nuk përdoret fjala shkëlqim, fjala e jashtëzakonshme, asnjë nga këta cilësorë nuk ekziston në raportin e Komisionit Europian. Që të gjitha janë shpikje pasionante të individëve të caktuar që kërkojnë të dezinformojnë, të fshehin të vërtetat që përmban raporti”, nënvizoi Berisha.

Berisha tha se “raporti i Komisionit Europian thekson se sistemi gjyqësor është në kolaps. I vetmi kriter që plotësohet është ai gjeostrategjik”.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›