E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Musk: Një megasulm kibernetik po ndodh kundër X-it

KALIFORNI, 10 mars /ATSH-ANSA/ – Ka pasur dhe ka ende aktualisht një sulm masiv kibernetik kundër X-it, deklaroi Elon Musk në platformë duke nënvizuar se ky sulm kibernetik është më i madh se zakonisht.

“Ne po sulmohemi çdo ditë, por kjo është bërë nga shumë burime. Është i përfshirë ose një grup i madh ose një vend”, shtoi ai.

Sipas ”Newsweek”, nga një postim publik në Telegram, grupi i hakerëve ”Dark Storm Team” mori përgjegjësinë për një sulm DDoS në platformë duke bllokuar në thelb aksesin.

”Dark Storm Team” është i njohur për sulmet e tij të sofistikuara të luftës kibernetike dhe sulmet e hakerimit në sistemet e sigurisë së lartë.

Cyberdefense u formua në vitin 2023 dhe është një grup pro palestinez.

Muajin e kaluar ai premtoi në një postim se do të lëshojë një vale të sulmeve kibernetike në faqet e internetit qeveritare të vendeve të NATO-s, Izraelit dhe vendeve që mbështesin Izraelin./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›