E Martë, 3 Nëntor 2026

Superliga – Partizani mund Skënderbeun, Dinamo City fiton ndaj Bylisit

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Partizani ka mundur sot me rezultatin 2-1 Skënderbeun në transfertë.

Të kuqtë me këtë fitore kanë arritur të dalin nga kriza, pas shtatë ndeshje pa fitore, duke rrezikuar edhe praninë në finale e katër më të mirave të Superligës shqiptare të futbollit. Me këtë fitore, Partizani mban vendin e katërt me 43 pikë dhe rrit distancën me Elbasanin e vendit të pestë, që cili luan nesër ndaj Teutës sfidën e saj të javës së 29.

Nga krahu tjetër, Skënderbeu me këtë humbje është shumë pranë rënies nga kategoria, duke u konfirmuar pas 29 javëve kampionat në vendin e fudnit me 27 pikë.

Ndeshja ishte tejet e dyluftuar. Korçarët gjetën të parët rrugën e rrjetës, duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë. Topi u dërgua në rrjetë nga Nikaj nga pika e bardhë e 11 metërshit. Ndërkohë, fraksioni i dytë shfaqi një Partizan më agresivë. Të Kuqtë arritën të përmbysin gjithçka, falë golave të shënuar nga Kote dhe Eleke në fund.

Në ndeshjen tjetër të hapëse të javës së 29-të, Dinamo City mundi me rezultatin 3-1 Bylisin

Sfida u vendos nga një dopietë e Dejvi Bregut dhe golit të Itodo Mandelas. Me këtë fitore, Dinamo City u ngjit provizorisht në vendin e dytë me 50 pikë, duke lënë pas Vllazninë me 49 pikë, e cila luan nesër ndaj Tiranës ndeshjen e javës së 29.

Ndeshjet e javës së 29
Sot, Dinamo City-Bylis 3-1
Sot, Skënderbeu-Partizani 1-2
Të martën:
Laçi-Egnatia      Ora 13:30
Teuta-Elbasani  Ora 16:30
Tirana-Vllaznia  Ora 16:30

Klasifikimi: 

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›