E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Një delegacion i Hamasit në Kajro për negociata

KAJRO, 24 gusht /ATSH-ANSA/ – Një delegacion i Hamasit do të shkojë sot në Kajro për bisedime me negociatorët e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza dhe lirimin e pengjeve, sipas ”Al Jazeera”-s.

Dje, Egjipti i ka dërguar grupit islamik që qeveris Gazën, pjesët e modifikuara të projektit të marrëveshjes dhe përditësimet që kanë të bëjnë veçanërisht me pikën kufitare të Rafahut dhe korridorin e Filadelfit, zonën tampon midis Rripit dhe shkretëtirës egjiptiane.

Presioni ndërkombëtar ndaj dy palëve, Izraelit dhe Hamasit, është në nivelin më të lartë në javët e fundit për të mbyllur marrëveshjen për lirimin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor dhe për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza.

Ndërkohë, sulmet hakmarrëse kundër Izraelit nga Irani dhe Hezbollahu janë pezulluar në pritje të rezultatit të negociatave.

Sipas burimeve izraelite, 105 nga 251 pengjet e rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor janë ende në Gaza, përfshirë trupat e 34 personave, vdekjet e të cilëve u konfirmuan nga IDF.

Negociatat kanë ngecur që nga nëntori, kur Hamasi liroi 105 civilë gjatë një armëpushimi njëjavor në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Katër pengje u liruan para nëntorit, ndërsa shtatë të tjerë u shpëtuan nga trupat.

Trupat e 30 pengjeve u gjetën gjithashtu, përfshirë tre të vrarë gabimisht nga IDF ndërsa përpiqeshin t’i shpëtonin pengmarrësve të tyre./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›