E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Njëmbëdhjetë vende bëjnë thirrje për përgjigje ekonomike “të koordinuar” ndaj luftës në LM

LONDËR, 15 prill /ATSH-AFP/- Ministrat e Financave të njëmbëdhjetë vendeve, përfshirë Britaninë e Madhe, Japoninë dhe Australinë kanë bërë thirrje sot për një përgjigje ekonomike “të koordinuar, të përgjegjshme dhe të shpejtë” ndaj luftës në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar për rreziqet që konflikti paraqet për rritjen ekonomike, inflacionin dhe tregjet.

Në deklaratën e përbashkët, vendet nënshkruese – mes tyre Suedia, Holanda, Finlanda, Spanja, Norvegjia, Irlanda, Polonia dhe Zelanda e Re – theksuan rëndësinë e një armëpushimi, të cilin e cilësuan thelbësor për mbrojtjen e popullsisë civile dhe sigurinë në rajon.

Ata gjithashtu bënë thirrje për një zgjidhje të negociuar, të shpejtë dhe të qëndrueshme të konfliktit, duke paralajmëruar se rifillimi apo zgjerimi i luftimeve do të sillte rreziqe shtesë serioze për sigurinë energjetike globale, zinxhirët e furnizimit, si dhe për stabilitetin ekonomik dhe financiar në shkallë botërore. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›