FOKUS – Norvegjia, Irlanda dhe Spanja njohin shtetësinë palestineze

MADRID, 22 maj /ATSH-DPA/- Udhëheqësit e Norvegjisë, Irlandës dhe Spanjës njoftuan se vendet e tyre do të njohin shtetësinë palestineze, pavarësisht kundërshtimit të vendosur nga Izraeli.
Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store, Taoiseach irlandez Simon Harris dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftuan njëkohësisht vendimin sot në mëngjes në kryeqytetet e tyre përkatëse.
“Palestinezët kanë një të drejtë themelore dhe të pavarur për shtetin e tyre. Si izraelitët ashtu edhe palestinezët kanë të drejtë të jetojnë në paqe në shtete të veçanta. Nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme pa një zgjidhje me dy shtete”, tha sot në një deklaratë qeveria norvegjeze.
Si përgjigje, Izraeli tërhoqi ambasadorët e tij nga Norvegjia dhe Irlanda.
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha se lëvizje të tilla minojnë sovranitetin e Izraelit dhe rrezikojnë sigurinë e vendit.
Në Evropë, Suedia e kishte njohur tashmë Palestinën si shtet 10 vjet më parë.//a.i./