FOKUS – Ministrat e Jashtëm gjermanë, francezë, polakë bisedime për sigurinë dhe mbrojtjen

BERLIN, 22 maj /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të takohet sot me homologët e saj francezë dhe polakë në qytetin qendror gjerman, Weimar për konsultime mbi politikën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane në Berlin tha se fokusi i bisedimeve do të jetë lufta ruse në Ukrainë, si dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian dhe situata në Lindjen e Mesme.
Baerbock ka planifikuar të marrë pjesë në takim direkt pas kthimit nga një vizitë e shkurtër në Kiev të martën, ku ajo bëri thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Ministres gjermane do t’i bashkohet në Weimar ministri i Jashtëm francez, Stéphane Séjourné dhe Radosław Sikorski i Polonisë.
Të tre vendet takohen rregullisht nën ombrellën e aleancës së Trekëndëshit të Weimar, e cila u themelua në vitin 1991. //a.i/