E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Rusi–Koreja e Veriut hapin lidhjen e parë rrugore mbi lumin Tumen

MOSKË, 7 shtator /ATSH-DPA/- Rusia dhe Koreja e Veriut kanë hapur për herë të parë një lidhje rrugore mes dy vendeve, përmes një ure mbi lumin Tumen, ngjarje që kryeministri rus Mikhail Mishustin e cilësoi si “historike”.

Mishustin tha sot se ndërtimi i urës, e cila është rreth 1 kilometër e gjatë, përfundoi brenda 16 muajve.

Ura mund të përballojë deri në 300 automjete në ditë dhe do të lidhë Korenë e Veriut me korridorin ndërkombëtar të transportit “Perëndim-Lindje” të Rusisë, që shtrihet nga Vladivostoku deri në Shën Peterburg.

Moska dhe Pheniani ranë dakord për ndërtimin e urës në vitin 2024.

Deri tani, dy vendet lidheshin me rrugë tokësore vetëm përmes një ure hekurudhore të hapur në vitin 1959.

Rusia dhe Koreja e Veriut ndajnë pak më shumë se 17 kilometra kufi tokësor, përgjatë lumit Tumen.

Koreja e Veriut është një aleate e rëndësishme e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, e nisur në vitin 2022.

Sipas vlerësimeve të shërbimit inteligjent të Koresë së Jugut, Pheniani i ka furnizuar forcat ruse me municione dhe ka dërguar deri në 15 mijë ushtarë për të mbështetur Moskën në luftë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›