E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GJERMANI – Scholz mbërrin në Magdeburg, me flamujt në gjysmështizë në mbarë vendin

MAGDEBURG, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kancelari Olaf Scholz dhe zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë ministren e Brendshme, Nancy Faeser dhe ministrin e Drejtësisë Volker Wissing, vizituan sot skenën e incidentit vdekjeprurës të përplasjes me makinë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.

Të paktën katër persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë, dhe 41 persona u plagosën rëndë pasi një makinë u përplas në turmë të premten në mbrëmje.

Disa media raportojnë se mbi 200 persona janë lënduar.

”I dyshuari, i cili është në paraburgim policor, është një mjek dhe shtetas saudit i cili jeton dhe punon në Bernburg, një qytet në jug të Magdeburgut”, thanë zyrtarët.

Scholz dhe shoqëruesi i tij u takuan fillimisht me zyrtarë rajonalë të kabinetit, duke përfshirë kryeministrin e landit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff.

Ministrja e Brendshme Faeser urdhëroi sot në mëngjes që të gjithë flamujt në të gjitha ndërtesat federale të ishin në gjysmështizë në mbarë vendin.

Një shërbim përkujtimor do të mbahet në katedralen e Magdeburgut në orën 19:00 (18:00 GMT)./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›