E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – SHBA i dërgojnë BE-së kërkesën për garanci sigurie në Kiev

UASHINGTON, 14 shkurt /ATSH-ANSA/ – Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar qeverive evropiane të japin informacion të detajuar mbi armët, trupat paqeruajtëse dhe masat e sigurisë që mund t’i japin Ukrainës, si pjesë e çdo garancie sigurie për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, shkruan Financial Times.

Kërkesa thuhet se është dërguar këtë javë.

Sipas planit të Uashingtonit, dokumenti synon të përcaktojë gatishmërinë e Evropës për të mbrojtur Ukrainën pas një marrëveshjeje paqeje, si dhe çmimin që Europa është e gatshme të paguajë për pjesëmarrjen në negociata. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›