E Premte, 6 Nëntor 2026

FOKUS – SHBA paralajmëron një kërcënim të mundshëm terrorist ndaj LGBTQI+

UASHINGTON, 18 maj /ATSH-DPA/ – Qeveria amerikane u bën thirrje qytetarëve të saj të jenë vigjilentë për shkak të sulmeve të mundshme terroriste kundër komunitetit LGBTQI+ në mbarë botën.

”Për shkak të potencialit për sulme terroriste, demonstrata ose veprime të dhunshme kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së, Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë jashtë shtetit që të tregojnë kujdes të shtuar”, tha dje Departamenti i Shtetit të SHBA në një këshillë për sigurinë globale.

Ai tha se ishte i vetëdijshëm për rritjen e potencialit për dhunë kundër komunitetit LGBTQI+ të frymëzuar nga organizatat e huaja terroriste.

”Qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë”, rekomandoi ai.

Shkurtesa LGBTQI+ do të thotë lezbike, homoseksual, biseksual, trans, queer dhe interseks.

Shenja plus ka për qëllim të përfshijë identitete të tjera gjinore./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›