SLLOVAKI – Prognozë pozitive për gjendjen shëndetësore të kryeministrit Fico

BRATISLAVË, 18 maj /ATSH-AFP/ – Prognoza për gjendjen shëndetësore të kreut të qeverisë sllovake Robert Fico pas atentatit është pozitive, deklaroi sot ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova.
”Ndërhyrja e djeshme kirurgjikale, që zgjati dy orë, kontribuoi në një prognozë pozitive për gjendjen shëndetësore të kryeministrit”, shtoi Dolinkova për gazetarët.
Kryeministri sllovak, Robert Fico iu nënshtrua dje një operacioni të ri.
Në vijim të vizitës dhe analizave, atij iu hoqën indet nekrotike, të mbetura pas plagëve.
Më 15 maj, kryeministri sllovak, Robert Fico u plagos pas disa të shtënave.
Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit./ a.jor.