E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Samiti E5 në Berlin do të zhvillohet sipas planit, pavarësisht dorëheqjes së Starmer

BERLIN, 22 qershor /ATSH/- Qeveria gjermane ka bërë të ditur se samiti i planifikuar për të mërkurën në Berlin, me pjesëmarrjen e liderëve të Francës, Britanisë së Madhe, Polonisë dhe Italisë, nuk konsiderohet i rrezikuar, pavarësisht njoftimit të kryeministrit britanik, Keir Starmer për dorëheqje.

Zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius deklaroi sot në Berlin se takimi është pjesë e përgatitjeve për samitin e NATO-s dhe se ai të zhvillohet sipas planit, duke shtuar se Gjermania pret ende pjesëmarrjen e Starmer.

Sipas tij, qeveria gjermane është njoftuar për deklaratën e Starmer, për largimin e tij dhe procesin e tranzicionit politik.

Kornelius theksoi gjithashtu se Starmer ka qenë gjithmonë një partner i besueshëm dhe i afërt në çështjet e politikës së jashtme, veçanërisht në lidhje me Ukrainën.

Kryeministri britanik njoftoi dorëheqjen, si pasojë e një krize të zgjatur politike, por synon të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri të Partisë Laburiste dhe përfundimit të procesit të trashëgimisë politike. / /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›