FOKUS – Starmer: E ardhmja e Ukrainës është “jetike” edhe për sigurinë e BM-së

LONDER, 3 mars /ATSH/ – Ne duhet të ecim përpara me ”forcë”, deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer para ligjvënësve britanikë, shkruan BBC.
“Nëse është e nevojshme, kjo mund të përfshijë ‘çizme në tokë dhe aeroplanë në ajër’. Është e vërtetë që Evropa ka ‘barrën e rëndë’ por që kjo punë të jetë e suksesshme, ajo ka nevojë për mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara”, thekson ai.
Starmer thotë se është “i bindur plotësisht” se e ardhmja e Ukrainës është “jetike” për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.
”Rusia është një kërcënim në ujërat dhe qiejt e Britanisë, ka kryer sulme kibernetike në NHS dhe ka kryer atentate në rrugët tona”, shtoi ai.
“Në këtë shtëpi, ne mbështesim Ukrainën sepse është gjëja e duhur për të bërë … është në interesin e vendit ta bëjë këtë. Një paqe e fortë, një paqe e drejtë, një paqe e qëndrueshme: ky duhet të jetë tashmë synimi ynë”, thotë kryeministri.
Ai thotë se çdo propozim për të dërguar trupa britanike për të ndihmuar në ruajtjen e paqes në Ukrainë, nëse dhe kur të përfundojë lufta, së pari do t’u paraqitet deputetëve.
Kryeministri rithekson pikëpamjen e tij se Britania e Madhe duhet ta udhëheqë procesin përmes një koalicioni të vullnetarëve, por pranon se jo të gjitha vendet ndajnë të njëjtën pikëpamje. /os/