Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ regjistron edhe 2 parti politike

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Partitë politike “Koalicioni Euroatlantik” dhe “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen” janë regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shqyrtoi sot në seancë publike kërkesën e partive politike Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”, me kryetar Kristo Kiço dhe Partia “Koalicioni Euroatlantik” me kryetar Endri Hasa, për regjistrimin si subjekte zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
KSHZ vendosi miratimin si subjekte zgjedhore të dy partive politike.
Me vendimmarrjen e sotme, përfundoi regjistrimi i partive politike si subjekte zgjedhore duke e çuar në 53 numrin e partive të regjistruara për zgjedhjet e datës 11 maj 2025. /j.p/
1 nga 4