E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Takim ruso-amerikan për Ukrainën në Abu Dabi

LONDËR, 25 nëntor /ATSH/ – Gjashtë persona janë vrarë në sulmet ruse në Kiev gjatë natës, tha kryetari i bashkisë së qytetit, ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës vazhdojnë.

Në Rusi, zyrtarët thonë se tre persona janë vrarë pasi Ukraina kreu sulme në rajonet kufitare të Krasnodarit dhe Rostovit.

Kjo vjen ndërsa një zyrtar amerikan konfirmon për BBC-në se do të takohen sot me përfaqësues rusë në Abu Dabi.

Takimi do të vijë pas ditësh bisedimesh intensive mbi një plan të mbështetur nga SHBA-të për t’i dhënë fund luftës, i cili fillimisht shkaktoi kritika nga Kievi dhe udhëheqësit evropianë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se plani tani përmban “shumë nga elementët e duhur” pas negociatave.

Bisedime të mëtejshme janë planifikuar në ditët në vijim, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer do të organizojë një takim virtual të aleatëve të Ukrainës më vonë./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›