E Premte, 6 Nëntor 2026

FOKUS – Të paktën 27 të vdekur pas sulmit ajror izraelit në Gazën qendrore

TIRANË, 20 maj /ATSH-DPA/- Një sulm ajror izraelit vrau 27 persona në Gazën qendrore, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe luftimet me Hamasin u ndezën dje në të gjithë veriun, ndërsa liderët izraelitë përballen me mosmarrëveshje se kush duhet të qeverisë Gazën pas luftës, tani në muajin e tetë të saj, sipas AP.

Kryeministri Benjamin Netanyahu po përballet me kritika nga anëtarët e tjerë të kabinetit të tij të luftës, ndërsa rivali kryesor politik Benny Gantz ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria nëse nuk krijohet një plan deri më 8 qershor që përfshin një administratë ndërkombëtare për Gazën e pasluftës.

Largimi i tij do ta linte Netanyahun më të varur nga aleatët e ekstremit të djathtë, të cilët mbështesin pushtimin e plotë ushtarak të Gazës dhe rindërtimin e vendbanimeve hebraike atje.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan u takua me Netanyahun për të diskutuar planin ambicioz të SHBA-së që Arabia Saudite të njohë Izraelin dhe të ndihmojë Autoritetin Palestinez të qeverisë Gazën në këmbim të një rruge drejt shtetësisë eventuale.

Zyra e Netanyahut në një deklaratë tha se ata u fokusuan në operacionin ushtarak të Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ndihmën humanitare dhe pengjet e mbajtura në Gaza.

SHBA-ja tha se Sullivan tha se Izraeli duhet të “lidhë operacionet e tij ushtarake me një strategji politike” dhe propozoi masa për të siguruar më shumë “rritje” të ndihmave në Gazë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›