FOKUS – ”The Economist”/ SHBA propozon forca paqeruajtëse brazilo-kineze në Ukrainë

LONDËR, 14 shkurt /ATSH-ANSA/ – SHtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë një lloj tjetër force paqeruajtëse në Ukrainë, një që do të përfshinte vende jo-evropiane si Brazili apo Kina, dhe që do të pozicionohej përgjatë çdo linje eventuale të armëpushimit si një lloj tampon, shkruan e përjavshmja britanike ‘’The Economist’’
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u tha evropianëve se ‘’një forcë e përbërë vetëm nga evropianë do të ishte më pak efektive për të penguar Rusinë nga sulmi’’.
Rusia, megjithatë, kundërshton çdo vendosje të trupave të huaja në Ukrainë.
‘’Pra, administrata e Donald Trump do të duhet të detyrojë Vladimir Putinin të bëjë lëshime, përfundon ‘’The Economist’’. /os/