E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – TikTok shet aksionet e tij në SHBA

UASHINGTON, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/ – TikTok ka nënshkruar një marrëveshje për të shitur në Shtetet e Bashkuara aksionet e saj, sipas një memoje të brendshme të siguruar nga Axios.

Marrëveshja synon t’i japë fund një sage që ka zgjatur me vite, gjatë së cilës autoritetet amerikane kërkuan që kompania mëmë kineze, ByteDance, të heqë dorë nga operacionet në SHBA për arsye të sigurisë kombëtare.

Sipas një mesazhi të brendshëm të dërguar nga drejtori ekzekutiv i TikTok, Shou Chew, mbyllja e marrëveshjes pritet të realizohet më 22 janar.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›