E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Trump hedh poshtë planin Starmer për Ukrainën

UASHINGTON, 23 mars /ATSH/ – Plani i Sir Keir Starmer për një forcë ndërkombëtare për të mbështetur një armëpushim në Ukrainë është hedhur poshtë si “një qëndrim dhe një pozë” nga i dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff.

Witkoff tha se ideja bazohej në një nocion “të thjeshtuar” të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe liderëve të tjerë evropianë që mendonin “ne të gjithë duhet të jemi si Winston Churchill”.
Në një intervistë me gazetarin pro-Trump, Tucker Carlson, Witkoff vlerësoi Vladimir Putinin, duke thënë se ”i pëlqente presidenti rus”.

“Unë nuk e shoh Putinin si një djalë të keq. Ai është super i zgjuar”, shtoi ai.

Witkoff, i cili u takua me Putinin 10 ditë më parë, tha se presidenti rus kishte qenë “i mëshirshëm dhe i drejtpërdrejtë” me të. P

Putini i tha atij se ishte lutur për Trump pas një atentati kundër tij vitin e kaluar. Ai tha gjithashtu se Putini kishte porositur një portret të presidentit amerikan si dhuratë dhe Trump. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›