E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TEL-AVIV – Izraeli nis sulme të reja në Jemen pasi Houthi shënjestroi kryeqytetin

TEL AVIV, 26 dhjetor /ATSH-DPA/- Avionët luftarakë izraelitë thuhet se kanë shënjestruar sot vende në Jemen, duke përfshirë aeroportin ndërkombëtar, në përgjigje të sulmeve të lëvizjes “Houthi” – të mbështetur nga Irani – në Tel-Aviv.

Kanali televiziv Al-Masirah, i cili është i afërt me Houthi, raportoi se sulmet ishin drejtuar kundër vendeve në kryeqytetin, Sana’a dhe qytetin port, Hodeidah.

“Sky News Arabia” citoi një përfaqësues izraelit i cili kishte deklaruar se aeroporti ndërkombëtar në Sana’a ishte goditur.

Gazeta izraelite “Haaretz”, gjithashtu raportoi sulmin në aeroport duke cituar një burim izraelit.

Faqja jemenase e lajmeve “Al-Mashhad al-Yemeni” raportoi një tjetër sulm në veri të kryeqytetit dhe se një bazë ajrore ishte goditur gjithashtu.

Pas sulmeve të fundit me raketa nga “Houthi” në zonën e Tel-Avivit, shefi i Forcave Ajrore izraelite njoftoi kundërsulme më të ashpra ndaj milicisë “Houthi” në Jemen – një vend i vogël në Gadishullin Arabik i shkatërruar nga vitet e luftës civile.

Houthi është aleatë me armikun kryesor të Izraelit, Iranin – ashtu si Hamasi në Rripin e Gazës dhe milicia libaneze e Hezbollahut. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›