E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – WSJ: SHBA planifikon sulme ndaj objektivave ushtarake në Venezuelë

UASHINGTON, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Administrata e presidentit Donald Trump ka identifikuar objektivat që do të goditen në Venezuelë, duke përfshirë objektet ushtarake të përdorura për kontrabandën e drogës, shkruan e përditshmja ”Wall Street Journal” (WSJ).

WSJ shkruan ndër të tjera se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nga ana e administratës Trump.

Fushata e mundshme ajrore e SHBA-së do të përqendrohet në objektivat e lidhura me kartelet e drogës dhe regjimin e Nicolas Maduros.

Objektivat e mundshme përfshijnë portet dhe aeroportet e kontrolluara nga ushtria, të përdorura për transportin e drogës, si dhe objektet detare./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›