NJU JORK – Dy viktima pas reshjeve rekord dhe përmbytjeve

NJU JORK, 31 tetor /ATSH-AA/ – Disa pjesë të Nju Jorkut u goditën nga reshje rekord, ndërsa të paktën dy persona vdiqën në bodrumet e përmbytura.
Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se u thyen rekorde paraprake, me mbi 50 milimetra reshje në Central Park dhe mbi 60 në aeroportin ”LaGuardia”, përkatësisht duke tejkaluar rekordet e mëparshme prej 45 milimetra në vitin 1917 dhe 55 në vitin 1955.
Departamenti i Policisë në Nju Jork konfirmoi dy vdekjet për ABC News.
Të dy viktimat u gjetën në bodrumet e përmbytura dhe policia po heton incidentet.
Sipas ”FlightAware”, mbi 1 000 fluturime janë anuluar në SHBA, kryesisht në verilindje./ /os/