E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Çfarë bisedoi Trump veçmas me Ramën dhe Osmanin?

Në përfundim në mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes që u mbajt në Uashington, presidenti Donald Trump bisedoi për disa minuta me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten Vjosa Osmani.

Nuk dihet se çfarë është diskutuar në takim ndërsa më herët, gjatë fjalës së tij, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh se si të gjitha shtetet e tjera, edhe Shqipëria me Kosovën do të angazhohen me trupa në terren në Gaza.

“Dua të falënderoj Indonezinë. Një vend i mrekullueshëm. Maroku do të angazhohet. Shqipëria dhe Kosova do të kenë gjithashtu trupa në terren”, tha Trump.

LEXO EDHE: “Bordi i Paqes”/ Trump – Vjosa Osmanit: Faleminderit shumë që je këtu, po bën një punë shumë të mirë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›