E Martë, 3 Nëntor 2026

FOTO/ Dita e Verës, një tank në mes të Tiranës, mijëra qytetare mbushin sheshet

Vijojnë që prej orëve të para të ditës së sotme festimet në Tiranë, Elbasan dhe qytetet të tjera të vendit për Ditën e Verës.

Momentalisht, për shkak edhe ditës me diell, sheshi Skënderbej në Tiranë është mbushur nga mijëra qytetarë, të cilët po shijojnë aktivitetet me rastin e Ditës së Vërës.

Në mes të sheshit “Skënderbej” është vendosur edhe një tank që ka qenë në përdorim të ushtrisë shqiptare, i cili tani shërben si element dekorimi.

Tanku është zbukuruar me ngjyrat e Pranverës dhe lule në trupin e tij.

Dita e sotme është pushim për administratën publike, ndërkohë që e premtja u shpall pushim nga qeveria dhe do të zëvendësohet një ditë tjetër. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›