E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shefi i policisë më goditi kur u arrestova”, Dumani: Mu bë qejfi kur mora vesh që e kishin vrarë!

Nuredin Dumani ka vijuar dëshminë e tij këtë të enjte në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”.

I penduari i drejtësisë ka zbardhur detaje të reja nga ngjarjet kriminale të kryera nga ai dhe në bashkëpunim.

Nuredin Dumani ka akuzuar Altin Ndocin, një nga personat e arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i Artë” se ka marrë pjesë në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit.

Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj, gjatë seancës së sotme në GJKKO i ka kërkuar Dumanit të tregojë se si është njohur me Enrik Hoxhajn.

Dumani dha detaje për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, dhe tregoi gjithashtu një tentativë vrasjeje ndaj kunatit të motrës së Besmir Haxhisë. Ai ka dëshmuar se për këtë ngjarje, pjesë e planit ishin Dashnor Dumani, Altin Ndoci, ky i fundit do të ishte ekzekutori. Dumani thotë se edhe për këtë vrasje është përdorur e njëjta makinë që u përdor për ekzekutimin e Andi Zylyfit.

Avokatja Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?

Dumani: Jam takuar në 30 dhjetor 2019, por më kishte folur Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura.

Pata një debat me një shef policie te komisariari nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë. Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.

Avokatja Elda Zotaj: Ku e takove Henrikun?

Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur. Herën e dytë e takova te hotel “D.”. Kemi bërë muhabete me Festën dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.

Avokatja Elda Zotaj: Sa qëndruat aty?

Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam te hotel “D.”. Pastaj shkuam te një dyqan afër “Taivanit” ku blemë një telefon të enkriptuar. Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.

Avokatja Elda Zotaj: Ti çfarë pseudonimi mbaje në Sky për kohën?

Dumani: Covid19.

Avokatja Elda Zotaj: I the Henrikut kë do vrisnit?

Dumani: Jo, i thashë vetëm që për ketë do marrësh 35 mijë euro.

Avokatja Elda Zotaj: Kush u përfshi tjetër në këtë vrasje.

Dumani: Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi oshte informator. Ditën e ngjarjes, ishte Covid, Klevisi edhri te shtepia ime.

Avokatja Elda Zotaj: Çfarë bëri atë ditë?

Dumani: Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.

Avokatja Elda Zotaj: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?

Dumani: Nuk më kujtohet.

Avokatja Elda Zotaj: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?

Dumani: Jo, nuk kam pasur.

Avokatja Elda Zotaj: Po konflikt fizik?

Dumani: Asnjëherë.

Avokatja Elda Zotaj: Kur vendose ta vrisje?

Dumani: Kur kam folir me Erion Alibeajn.

Avokatja Elda Zotaj: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë?

Dumani: Asnjëherë.

Avokatja Elda Zotaj: A ka qëndruar ndonjëheëre Elio Bitri te shtëpia jote?

Dumani: Po ka qëndruar. Pasi i dhashë 35 mijë euro Bitrit edhe ai bleu një SKY.

Avokatja Elda Zotaj: Je takuar me Bitrin para vrasjes së Andi Zylyfit.

Dumani: Po, jam takuar.

Avokatja Elda Zotaj: A i ke treguar Alibeajt, që do të ishte Elio Bitri gjuajtës te vrasja e Dorian Shkozës.

Dumani: Po, i kam thënë.

Avokatja Elda Zotaj: A të ka takuar Elio Bitri me Erion Alibeaj?

Dumani: Elio më ka takuar fillimisht me Arjan Spahinë. Arjani më ka çuar tek Erioni.

Avokatja Elda Zotaj: A ke patur qëllim të vrasësh Elio Bitrin?

Dumani: Asnjëherë.

Avokatja Elda Zotaj: Ku e morët makinën që u përdor për vrasjen e Shkozës?

Dumani: Makinën ma tha Florenc Çapja. Ai ia dha Elio Bitrit që ma solli te bishti i Zhurit. Do t’i ktheja një makinë tjetër. Iste një “Benz class” i errët. Ia kanë lyer xhamat me spraj. Florenci e pa në TV kur ishte djegur dhe më ka shkruar. Ia konfirmova, që ajo ishte. Ai me tha: Mendova se do bëje ndonjë surprizë këtej nga ne, dmth që do godisja andej.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›