E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM- Ilir Meta, me shapka plazhi në konferencë shtypi

Gjatë konferencës së shtypit që ka dhënë gjatë ditës së sotme Ilir Meta,është evidentuar edhe një detaj për lajme summer page, siç ka qejf vetë kreu i LSI-së të shprehet.

Në konferencën në të cilën ka folur për një pakt kombëtar për integrimin, Ilir Meta i ka habitur gazetarët e pranishëm në konferencë, teksa është paraqitur me shapka plazhi.

Foltorja e sallës së konferencave të shtypit në selinë e LSI-së ka formë T-je.

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka formën e një I-je të madhe shtypi. Shtroja e sallës është e kuqe. Në shpinë (në background, siç thuhet për të tingëlluar më në mode) gjendet ajo letra e murit së cilës i kanë mbetur shkronjat te ora elektorale e zgjedhjeve të shkuara dhe te motivi Voto LSI.

Këtij mjedisi mund ti mungonte, gjithçka, por jo një palë shapka në këmbët e kryetarit të partisë. Megjithatë Meta, pak ditë pasi media u mor gjatë e gjerë me skenarin e një kërcënimi në telefonin e tij celular, u shfaq, shatra-patra, drejt e nga vila e tij në Gjirin e Lalzit me sa duket. Por tri ditë më vonë se sa duhej për ta përligjur shfaqjen me shapka në selinë e një partie si nxitim dhe ndërkryerje nga kërcënimi. Ose ndoshta është e kundërta, siç edhe pretendon ai: Ilir Meta nuk është kërcënuar kurrë kësaj vere. Bash për këtë ai u shfaq kaq vonë dhe kaq i qete; i shkujdesur deri në shapka
P.S. Pyetje për përligjen e shapkave si mjet për të mbrojtur këmbën e vrarë e të fashuar: të dy këmbët janë të lënduara apo njëra?

Në fakt, më shumë se sa pakti kombëtar, Meta duket se është paraqitur në publik, për të thënë se ai është ende zot i punëve dhe protagonist në zhvillimet politike, pavarësisht zërave të fundit për kërcënimin e jetës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›