E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish vrasje në Tiranë

Tirana është tronditur nga një tjetër vrasje gjatë pasdites së sotme.

Policia e Tiranës bëri me dije se rreth orës 16:30, në një lokal në rrugën Pjetër Budi, është ekzekutuar shtetasi Abdurrahman Vrapi.

Burime pranë policisë thanë se autori i dyshuar për këtë vrasje është Indrit Tresa, që është arrestuar vetëm pak minuta pas vrasjes.

Ende nuk dihen arsyet e vërteta të këtij krimi, por burime të policisë thanë se vrasja ka ndodhur për motive banale.

Ditët e fundit në Tiranë është shtuar ndjeshëm numri i vrasjeve dhe tentativave të vrasjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›