FOTO LAJM- Momentet kur plagoset portieri i Flamurtarit
Ky fund kampionati është një turp i vërtetë. Flamurtari, që nuk ka mbështetjen e pushtetit qendror, edhe pse ka kryesuar deri vonë, rrezikon të humbasë kurorën për shkak se qeveria ka planifikuar që kampion të shpallet Skënderbeu. Por dje në Laç ata kanë vuajtur edhe një fat më të rëndë. Portieri i tyre është goditur me mjete të forta dhe ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë. Këto janë momentet kur ai është goditur dhe është nisur për në spital. Edhe pse ky është një akt i rëndë, ndeshja nuk është ndërprerë. Po ashtu Flamurtari pretendon të fitojë tre pikë në tavolinë, por janë të gjitha gjasat që FSHF të mos e lejojë një gjë të tillë. Në Tiranë, Skënderbeu ka fituar ndaj Tiranës me një penallti të dyshimtë.


