E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM/ Babëzia e skrapit, vidhen edhe trafikndarëset

trafikndaresetÇfarë është pas pragut të shtëpisë, nuk është e imja!

Të gjithë jemi dëshmitarë se si shkatërrohet prona publike në çdo moment.

Pre e kësaj babëzie kanë rënë edhe trafikndarëset e rrugës Fushë Krujë- Milot, raporton Vizion Plus.

Grabitja nuk është denoncuar nga askush dhe nuk ka nisur një hetim, edhe pse kodi penal parashikon deri në 15 vjet burg për shkatërrimin e rrugëve.

Etja për skrap po bën kërdinë në Shqipëri, ndërkohë që shteti ka kohë që ka ikur në drejtim të paditur./ep

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›