E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM: I morën lekët, por pasi u mbarua puna!

Kjo foto tregon momentin kur tre mjekë marrin para nga një person për fletët e kempit. Pamjet janë filmuar nga prokuroria e rrethit të Fierit, që i ka dërguar përpara gjykatës mjekët me akuzën e korrupsionit. Por edhe pse ka pasur një provë të fortë si ky filmim, Gjykata e Fierit i ka shpallur të pafajshëm mjekët, duke argumentuar se ata i kanë marrë lekët pasi personi në fjalë ka mësuar se është kryer puna dhe jo përpara kryerjes së punës, raporton Shqip. Në këtë mënyrë paratë nuk kanë kondicionuar procesin e lëshimit të fletës së kempit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›