FOTO LAJM/ Ja përmbysja reale pas 22 vitesh
Sot përkujtohet Greva e Minatorëve të Valiasit, që çoi në rrëzimin e qeverisë Nano 1 në qershor të vitit 1991. Në foto shikohet Azem Hajdari, ish- deputet i PD-së dhe Kastriot Islami, në atë kohë Kryetar i Kuvendit si deputet socialist si dhe Fiqiri Xibri, kreu i sindikatës së grevës së minatorëve. Pas 22 vitesh, Azem Hajdari nuk jeton më, Kastriot Islami është me Partinë Demokratike, kurse Fiqiri Xibri në koalicion me Partinë Socialiste. Kjo është përmbysja reale pas 22 vitesh pluralizëm.
