E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Ja pse nuk bëj fushatë së bashku me Ramën

Ilir METAKryetari i LSI-së, Ilir Meta në një intervistë dhënë për televizionin Top Channel ka shpjeguar për herë të parë se pse nuk del në fushatë së bashku me aleatin e tij Edi Rama. Ai është shprehur i sigurtë që koalicioni opozitar do të fitojë më 23 qershor, madhe duke deklaruar se do të marrin 200 mijë më shumë se e djathta. Meta ka komentuar edhe futjen në listat e kandidatëve të PD të tre ish deputetëve socialistë, duke vënë në dukje se ky veprim ka demotivuar demokratët. Ai ka lëshuar një silurë ndaj Berishës duke thënë se nga mazhoranca Berisha është i vetmi që lufton për fitoren e PD-së

 

Z. Meta, duke se fushata tashmë ka rritur edhe tonat edhe intensitetin. Sipas analistëve por jo vetëm LSI është në pozitat më jo komode për shkak se ka qenë në qeverisje këto 4 vitet e fundit dhe kërkon një votë si pjesë e opozitës. Kryeministri ka thënë se Meta një herë flet si opozitar dhe një herë si qeveritar. Si do ta komentonit?

Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë në qeveri në interes të stabilitetit të vendit dhe të integrimit evropian të vendit. Është sot në opozitë përsëri në interes të forcimit të stabilitetit të vendit dhe të zhbllokimit të procesit të integrimit evropian. Jam i bindur se duke kontribuar për rotacionin kontribuojmë për të zhbllokuar marrjen e statusit të vendit kandidat, për ti dhënë fund këtij ngërçi politik i cili kohët e fundit është theksuar akoma edhe më shumë për shkak të kokëfortësisë së Kryeministrit aktual.

Është një konkluzion që e keni nxjerrë pasi keni dalë nga qeverisja apo e keni pasur edhe më parë?

Aktualisht Kryeministri Berisha është bllokatori, siç i pëlqen atij për tu shprehur, i përshpejtimit të marrjes së statusit të vendit kandidat. Kjo sepse unë kam dy javë që kam bërë një ftesë për një kompromis që parasheh votimin e tre ligjeve brenda këtij sesioni parlamentar dhe hyrjen në fuqi të tyre në shtator me parlamentin e ri. Partia Socialiste e ka pranuar ndërsa z. Berisha bën sikur nuk e kupton këtë kompromis dhe insiston që ato të miratohen ashtu siç janë ose përndryshe kjo gjë të mos ndodhë.

Kjo do të thotë që anëtarët e Gjykatës së Lartë që do të jenë pjesë Gjykatës Administrative do të miratohen nga parlamenti i ri. Është ky thelbi i propozimit tuaj?

Nisur nga disa emërime të spikatura politikisht në institucionet më të larta të vendit dhe disa nga gjykatat më të larta të vendit natyrisht që ky propozim synon që kjo Gjykatë Administrative ose ky kolegj i Gjykatës së Lartë që do të zbatojë ligjin për Gjykatën Administrative të kompozohet nga Presidenti aktual dhe nga Parlamenti i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Çfarë i ofroni ju Berishës duke qenë se po i merrni anëtarët e Gjykatës së Lartë?

Ne nuk po marrim anëtarët e gjykatës, përkundrazi. Ne po japin një kompromis ku anëtarët e rinj që do të shtohen në Gjykatën e Lartë do të jenë produkt i një bashkëpunimi midis Presidentit dhe parlamentit të ri. Por mesa duket z. Berisha pavarësisht se flet për fitore, duke ndierë humbjen kërkon të mos i kontribuojë procesit të integrimit evropian. Në rast se ai do të ishte i sigurt për fitoren do të ishte i gatshëm që këto tre ligje të miratoheshin tani dhe natyrisht do të hynin në fuqi në Parlamentin e ri ku përsëri, sipas fjalimeve të tij, ai do të përfaqësonte mazhorancën.

Kush do të jetë përfitimi i Shqipërisë duke qenë se edhe sikur këto ligje të miratohen tani për statusin kandidat nuk kanë vlerë dhe efekt në Komisionin Evropian? Ju i druheni një opozite të nesërme, që do të jetë mesa duket e drejtuar nga Partia Demokratike për mosvotimin e tyre?

Ne nuk është se i druhemi opozitës së nesërme, përkundrazi. Ne e mirëpresim opozitën e nesërme për bashkëpunim dhe do ti krijojmë të gjitha hapësirat për të çuar përpara bashkëpunimin. Por, ne na shqetëson çdo ditë e humbur në drejtim të procesit të integrimit evropian sepse është shumë e rëndësishme që tre ligjet të miratohen tani, pasi përndryshe do të jetë e vështirë, sikurse ka thënë edhe komisioneri Fyle që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti. Çdo vonesë në miratimin e këtyre tre ligjeve natyrisht që ul besueshmërinë e vendit për marrjen e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti.

Një tjerët institucion në ngërç është edhe KQZ-ja. Në rast të dështimit të një procesi zgjedhor, sa përgjegjësi do të ketë opozita për mosplotësimin e vendeve vakante në institucionin më të lartë zgjedhor?        

Problemi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk e ka krijuar opozita, përkundrazi. Ky është një problem i cili nga fillimi deri në fund ka vetëm një përgjegjës që është kryeministri aktual, i cili në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese dhe me mjaft arrogancë, për të mos thënë në mënyrë të dhunshme, hoqi një anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke vendosur një tjetër gjë që provokoi më pas edhe dorëheqjet individuale të anëtarëve të tjerë të KQZ-së.

A është kjo një situatë normale z. Meta?   

Natyrisht që nuk është një situatë normale por kjo situatë ka vetëm një përgjegjës. Natyrisht opozita ka qenë e hapur për të vendosur integritetin e KQZ-së dhe njëkohësisht për të rivendosur besimin tek ky institucion. Por, opozita nuk ka asnjë arsye që të legjitimojë dhunimin që i është bërë këtij institucioni

Nuk do të ketë asnjë përgjegjësi edhe në rast se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të jetë i aftë të menaxhojë procesin?      

Nuk është kjo një përgjegjësi e opozitës. Ka dalë nga mundësitë e saj për të marrë përgjegjësi. Duhet të ketë një reflektim nga mazhoranca në mënyrë që të rivendoset integriteti i KQZ dhe ai të jetë plotësisht funksional.

Z. Meta, sa parashikoni të jetë rezultati i zgjedhjeve për opozitën e sotme e përkthyer në shifra dhe mandate deputetësh. Sa deputetë pretendoni ju të ketë mazhoranca e nesërme më kuvendin e ri të Shqipërisë?

Jam i bindur që do të jetë një diferencë plebishitare me të paktën 200 mijë vota. Për këtë jam i bindur dhe i sigurt dhe mund ta ruani këtë si insert për të ardhmen.

200 mijë vota për sa mandate z. Meta, sepse këto vota mund të mos përkthehen në 20 mandate.

Kjo nuk është më e rëndësishme, por diferenca absolutisht do të jetë shumë e madhe.

A do ta ketë të vështirë opozita të ketë 72 deputetë në kuvend?

Nuk mund të flasim për gjëra të tilla. Opozita i ka të gjitha mundësitë të arrijë dhe të kalojë 80 mandatet në Kuvendin e ri.

Brenda këtyre 80 mandateve që ju pretendoni të merrni si opozitë, sa mandate pretendon LSI-ja të marrë më 23 qershor?

Pritshmëria jonë është tepër pozitive, natyrisht edhe koalicioni na favorizon në maksimizimin e mandateve apo konvertimin e votave në mandate. Për ne kryesorja është fitorja bindëse e koalicionit që të kemi një mazhorancë tepë solide dhe patjetër rezultati i LSI-së në të gjitha rastet do të jetë dyshifror.

Z. Meta, ju flisni për opozitën, por përveç ditës kur ju nënshkruat marrëveshjen e përbashkët me PS-në, nuk ju kemi parë të bëni fushatë të përbashkët, siç ka ndodhur në fushatën e vitit 2007 apo daljet e përbashkëta me z. Rama në takime elektorale. Është kjo një pjesë e marrëveshjes parazgjedhore me forcën më të madhe opozitare për të bërë fushata të diferencuara dhe për të pasur një rezultat të përbashkët apo do të kemi në ditët në vijim një fushatë të përbashkët në grumbullimin e sa më shumë votave për opozitën e bashkuar?

Mendoj se kemi një objektiv të përbashkët, kemi një koalicion të përbashkët dhe natyrisht që do të kemi edhe ngjarje të tjera të përbashkëta por çdo forcë politike në koalicion gjithashtu ka edhe strategjinë e saj ka taktikat e saj, ka ndërtuar fushatën e saj, por në fund të fund

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›