E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM/ Ja pse Berisha duhet të bëjë rolin e gjyshit dhe jo atë të kryeministrit

Sali Berisha bën gjithçka për të na mbushur mendjen që është në formë të shkëlqyer fizike.

Të thotë se kryen disa takime në ditë, e tani që po vjen vera, sigurisht që axhendës së tij të ngjeshur, do ti shtohen edhe fotot që flasin për rekordin e ri të notit, që Berisha ka me veten.

Por mjafton që të shohësh këto foto, të realizuara jo nga zyra e tij e shtypit, për të kuptuar që Berisha nuk është veçse një kryeministër i lodhur, që halli e detyron të shohë dhe një ndeshje, siç ishte finalja e Champions League mes Bajernit të  Mynihut dhe Borusias së Dortmundit.

Por siç shihet edhe nga fotot, në 90 minutat e ndeshjes,  Berisha jo pak herë është përgjumur.

Ndërsa sa i përket tifozërisë, sigurisht që për të pak rëndësi kishte kush fitonte. Ai gjithmonë thotë se në fund është me fituesin./l.ç

berisha 1

berisha 2

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›