E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM/ Jo vetëm qofte dhe birra, Volfarth shijon edhe rafting

Që prej ardhjes së tij në Shqipëri, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, përveç deklaratave të tij shpesh herë pro qeverisë, është vënë në qendër të vëmendjes edhe për pasionet e shumta, sidomos për qoftet dhe birrat.

Këtë radhë Volfarth ka vendosur që të bëjë rafting në kanionin e famshëm në Osum. Në një kohë që situata politike në Shqipëri nuk është nga më të mirat, sidomos për shkak të gjendjes së krijuar në KQZ.

Ishte fantastike kjo eksperiencë në kanionet e Osumit. Një nga udhëtimet më të bukura që të sjell rasti të bësh. Çfarë nuk kishte ujëvara, kulla të natyrës, nuk kishe ku ta çoje kokën më përpara. Gjatë aventurës rafting mund të shijosh edhe pamjen përrallore të tetë ujëvarave, të cilat bien nga një lartësi mbi 100 m dhe mund të prekësh shpatet e kanionit 3 milion vjeçar me të dyja duart.

Gjithashtu kënaqësi më vete ishte shoqëria dhe përkujdesi që na fali guida profesionale e rafting. Të gjithë duhet të përhapim fjalën për promovimin e këtyre bukurive natyrore. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të mbrohet natyra dhe këto monumente natyre, ka thënë Volfarth pas kësaj eksperience./b.l

volf volf 2

volf 3

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›